top of page
Search

Mbroni qente tuaj nga fishekzjarret e fundvitit! Demi i tyre eshte i jashtezakonshem!

  • Writer: Extra extra
    Extra extra
  • Dec 13, 2017
  • 1 min read

Jemi zyrtarisht ne prag festash, te gjithe nxitojme qe te bejme blerjet e fundvitit, te bashkohemi me familjaret tane e te gezojme bashke me to. Nje nder format e gezimit jane hedhja e fikshezjarreve naten e nderrimit te viteve. Por a e keni menduar ndonjehere sa te demshme jane fikshezjarret per qenushin tuaj? Duke filluar qe tek zhurma qe ato shkaktojne e deri tek aroma e barutit. Veshet e qenit jane shume here me te ndjeshme se ato te njeriut, si pasoje ato e perjetojne zhurmen e fikshezjarreve shume here me fuqishem se ne. Kjo gje shkakton dhimbje ne veshet e qenit, agresivitet, ankth dhe besojeni ose jo edhe trishtim. Ne rastet me te keqia zhurma e fikshezjarreve mund te qoje edhe ne shurdhimin e qenit tuaj, te perkohshem ose te perhershem.

Menyra me e mire per te shmangur keto demtime eshte qe ti qendroni afer qenit tuaj. Prezenca e te zotit e qeteson ate dhe ul stresin me 80%-90%. Persa i perket zhurmave mundohuni ta izoloni ate ne nje vend ku zhurma mund te jete sa me pak e degjueshme e mundshme. Nese nuk keni vende te tilla atehere mbulojani veshet me batanije ne menyre qe ai te mos degjoje.

 
 
 

Comments


bottom of page